IPK arrestoi një polic të mbrojtjes së afërt, dyshohet se kanosi dy policë

IPK arrestoi një polic të mbrojtjes së afërt, dyshohet se kanosi dy policë

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, pjesëtar i njësisë për mbrojtje të afërt, është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Polici në fjalë është arrestuar dje, më 06.10.2024, në Fushë Kosovë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë” – tha IPK.

Tutje në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

IPK njoftoi se pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.“

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar” – njoftoi Inspektorati.Po ashtu u tha se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Shpërndaje në: