Tahiri: Kjo qeveri, ministrat nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri: Kjo qeveri, ministrat  nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit në Liqenin e Badovcit ku tre të rijnë humbën jetën pasi u aksidentuan me veturë.

E lidhur me këtë rast ka ardhur reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer aspak shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka thënë se kjo qeveri, ministrat e linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve.

‘’Kjo qeveri, ministrat e linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve, humbje që asgjë nuk ua kthen familjeve të dashurit e tyre.Nuk duhet të fokusohen vetëm në politika të masave ndëshkuese në trafik, të cilat nuk kanë asnjë efekt të qëndrueshëm në uljen e fataliteteve.Fokusi duhej të ishte në investimet në teknologji moderne për të kontrolluar shpejtësinë dhe sjelljen e pjesëmarrësve në trafik’’, është shprehur Tahiri.

Shpërndaje në: