Sherifi: Kurti në emër të sigurisë kombëtare ka rrezikuar sigurinë e vendit, e bën veç për militantët e vet

Sherifi: Kurti në emër të sigurisë kombëtare ka rrezikuar sigurinë e vendit, e bën veç për militantët e vet

“Në emër të sigurisë kombëtare, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare”, kështu deklaron sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi në intervistën Real Talk me Maxhunin në Periskop.

Sherifi duke folur për cështjen e CEFTA-s, ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti për të cilin thotë se përmes disa manipulimeve tenton vetëm t’i “ushqej” militantët e Vetëvendosjes.

“Nuk është vetëm cështja e CEFTA-s që Kurti ka rrezikuar. Në fakt në emër të sigurisë nacionale ka rrezikuar sigurinë nacionale sepse nuk nvaret nga disa kamiona që hyjnë Serbi po varet nga aleancat me SHBA-të, Gjermaninë, Francën, BE-në etj. Kurti është peng i disa premtimeve të mëhershme tij të mëhershme opozitare, përmes disa manipulimeve sic është siguria kombëtare është përpjek të ushqej militantët e tij me material.

Në fakt të gjitha veprimet e tij deri më tani kanë qenë në dëm të Kosovës për faktin se nuk i ka mbajt, E ka marr një vendim dhe më pas e ka tërhequr. Për Kurtin i rëndësishëm është lajmi i parë që t’i ushqej militantët me material dhe pastaj kur lëshon pe si përpjekja që të del përmes disa skanerave me rreze X në emër të kontrollit përmes atyre rrezeve do të shihet se cka ka brenda dhe nuk do të rrezikohet siguria kombëtare”, tha Sherifi.

🔴LIVE | Intervistë me sekretarin e NISMA, Bilall Sherifi

Shpërndaje në: