Haradinaj: I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë.
‘’Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel’’, është shprehur Haradinaj.
I pari i AAK-së, thotë se është I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit.