Plagosja në Mitrovicë, të dyshuarit ende në arrati

Plagosja në Mitrovicë, të dyshuarit ende në arrati

Kështu të paktën deklarohet policia në raportin 24 orësh.

Një incident që klasifikohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Dy persona (vëllezër), për motive të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: