Miftaraj e cilëson “Stand-UP komedi“ mbledhjen e KP të VV-së: Performancë e dobët, mbase Kurti del me një autokritikë
Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë mbledhje për punën e tyre folën ministrat e qeverisë Kurti.
E këtë mbledhje me ironi e ka komentuar drejtori i IKD-së, Ehat Miftari.
Miftari siç ai është shprehur, e ka cilësuar si përformancë të dobët, mbledhjen që ai e ka quajtur “Stand-UP komedia e VV“
Tutje, ai shtoi se mbase, “aktori kryesor“ referuar kryeministrit Kurti, në ditët në vazhdim do të del me një autokritikë për mbledhjen.