Tahiri: LVV-ja po e përdor flamurin kombëtar si instrument për akumulimin dhe abuzimin e pushtetit

Tahiri: LVV-ja po e përdor flamurin kombëtar si instrument për akumulimin dhe abuzimin e pushtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për sabotim të simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Partia në pushtet, sipas tij, po përdor flamurin kombëtar “si instrument për akumulimin dhe abuzimin e pushtetit që buron nga flamuri shtetëror”.

“Qeveria abuzon me pushtetin e saj duke shfrytëzuar flamurin shtetëror për të manipuluar financat, ligjet, dhe gjendjen sociale e ekonomike”, ka shkruar Tahiri në platformën sociale, Facebook.

LVV-ja dhe kryetari i kësaj partie njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vlerësimin e Tahiri, në varësi të rrethanave dhe situatave kapen pas çfarëdolloj ngjyre apo flamuri.

“Këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë emocion për misionin që buron nga flamuri kombëtar dhe ai shtetëror. Përndryshe, pagat po i merrni prej shtetit, sikurse buxhetin e partisë prej Kuvendit, e në takime asnjë simbol i shtetit”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: