Plagoset një 38 vjeçar në Mitrovicë
Një person, rreth 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugë n “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Tutje, ai shton se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugë n “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, tha Prekazi në një përgjigje.