Gjendje mjeruese: Klinikës së Pediatrisë i hyn uji, pacientët largohen nga dhoma natën
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia, ka treguar se mbrëmë në Klinikën e Pediatrisë ka depërtuar uji.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi ku shihet uji në dyshemenë e kësaj klinike.
Ai ka treguar se për shkak të kësaj pacientët janë detyruar të largohen nga dhoma.
“Shiu deperton ne dhomen e pacienteve ne objektin e vjeter te Klinikes se Pediatrise. Mbreme pacientet jane detyru me u largu nga dhoma per shkak te ujit. Ky objekt eshte izoluar vitin e kaluar me kredi nga Banka Boterore. Rreth 1.2 milione euro jane shpenzu per izolim te disa klinikave ne QKUK”, ka shkruar Vitia.