”Një moment i veçantë për mua dhe familjen time!”, babai i Granit Xhakës reagon pasi një tifoz bëri tatuazh djalin e tij

”Një moment i veçantë për mua dhe familjen time!”, babai i Granit Xhakës reagon pasi një tifoz bëri tatuazh djalin e tij

Ditën e sotme janë publikuar disa pamje, ku një tifoz i Granit Xhakës e ndal futbollistin kosovar dhe i tregon atij tatuazhin që ka bërë në këmbë.

Ai ka bërë tatuazh portretin e futbollistit të Bayer Leverkusenit.

Babai i Granit Xhakës, Ragipi ka reaguar për këtë, duke thënë ky është një moment i veçantë për të dhe familjen e tij, kur sheh se sa shumë e duan tifozët djalin e tij.

”Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët. Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit.”, ka shkruar Ragip Xhaka.

 

Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët. Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit.

#GranitXhaka #Xhaka #ragipxhaka

Posted by Ragip Xhaka on Friday, October 4, 2024

Shpërndaje në: