Deklarohen nga Prokuroria për Ridvan Muharremin, u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Deklarohen nga Prokuroria për Ridvan Muharremin, u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Biznesmenit Ridvan Muharrremi i cili u arrestua vitin e kaluar për  keqpërdorimin e rezervave shtetërore, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, shkruan Periskopi. 

Prokuroria ka bërë të ditur se Muharremi është paraqitur me ftesë të kësaj prokurorie në cilësinë e të pandehurit për një vepër penale.

“Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.”- thuhet në njoftim.

Periskopi nga burimet e veta, ka raportuar gjatë ditës së sotme se Muharremi i cili është mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti, do të intervistohet për skandalin me rezervat shtetërore.

Ai njihet si pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, madje, lokalin e Ridit, Kurti e kishte vizituar edhe me emisarin Miroslav Lajçak.

Ai ishte angazhuar nga Qeveria për të gjetur kompanitë nga ku do të bliheshin mallrat për rezervat, por përkundër se pagesat u kryen, një sasi e konsiderueshme nuk erdhi asnjëherë.

Madje, një kompani polake nga ku kishin blerë sasi të ndryshme pasi u pagua u zhduk meqë konsiderohet se është një kompani fantomë./PERISKOPI

Skandali me rezervat shtetërore: Dosti i Kurtit, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale (VIDEO)

 

Shpërndaje në: