Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, të paktën pesë të vdekur

Pasojat katastrofike të përmbytjeve në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, më të rëndat në Jabllanicë, rezultuan në të paktën pesë të vdekur, raporton mediumi N1 në këtë shtet, transmeton Klan Kosova.

Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e atyre komunave.

“Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje (FUCZ).

Komuna e Kiseljakut shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

DCIM102MEDIADJI_0296.JPG

Shpërndaje në: