PDK tha se 13 mijë biznese u mbyllën për 1 vit, Murati thotë se po ia huqin
Eksperti i Ekonomisë, Arben Mustafa, ka treguar se brenda një viti, në Kosovë janë shuar mbi 13 mijë biznese.
Për këtë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka reaguar i cili thënë se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja.
Përmes një postimi në Facebok, duke iu referuar të dhënave të ASK-së, ai ka thënë se trendi i vitit 2023 ka vazhduar dhe në 2024.
“Sipas ASK-së, gjatë vitit 2023 janë shtuar 9,807 ndërmarrje të reja neto, pra 11,409 ndërmarrje të regjistruara të reja dhe 1,602 ndërmarrje të shuara. I njëjti trend ka vazhduar edhe në vitin 2024, ku për 8 muajt e parë kemi 8,021 ndërmarrje të reja të regjistruara, apo mesatarisht 1 mijë regjistrime të reja në muaj. Kjo na bën të besojmë që deri në fund të vitit do të kemi rreth 12 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara”, ka thënë ai.
Murati thotë se këto janë fakte, më pas ka përmendur e dhe opozitën, që sipas tij “po bën huqje”, kur po flet për rënien e numrit të bizneseve.
“Ndërsa opozita në anën tjetër bën huqjen e radhës duke pretenduar se në vitin 2023 ka pasur rënie të numrit të bizneseve”, ka thënë Murati.
Shqetësuese për ekonominë: 13000 biznese u mbyllën për 1 vit në Kosovë