Publikohet kallëzimi penal ndaj ‘super’ këshilltarit Gani Jakupi, akuzohet për shpërlarje parash e ikje nga tatimi

Publikohet kallëzimi penal ndaj ‘super’ këshilltarit Gani Jakupi, akuzohet për shpërlarje parash e ikje nga tatimi

Gani Jakupi i njohur si ‘super’ këshilltari me pagë 7500 euro, u raportua se po hetohet nga Krimet Ekonomike për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Periskopi.

Periskopi ka siguruar kallëzimin e plotë penal ndaj Jakupit, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpërlaje parash dhe ikje nga tatimi.

kallezim penal 1

 

Jakupi, i cili buxhetit të shtetit i kushtoi 90,000 euro në vit apo 7,500 euro në muaj është dërguar në Krime Ekonomike për keqpërdorime të shumta nga Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e tij.

Por në një deklaratë Jakupi mohoi akuzat, ai tha se nuk është në dijeni dhe se nuk është kontaktuar nga Krimet Ekonomike.

Nuk e di. Mue nuk m’kanë kontaktue“, tha ai për Insajderin.

 

 

Gani Jakupi u bë emër i njohur pasi Periskopi bëri publike kontratën që ai kishte lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel.

Ndërsa sot u raportua se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës.

Në kallëzim penal theksohet se “ekziston dyshimi i bazuar se z. Gani Jakupi, në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ’së e ka përdorur dhe shfrytëzuar llogarinë bankare të OJQ’së për të pranuar pagesa personale nga persona të tretë”./PERISKOPI

 

 

 

Akuzohet për shpërlarje të parave, flet Gani Jakupi ‘super’ këshilltari me pagë 7500 euro

EKSKLUZIVE: Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

Shpërndaje në: