Berisha: Perëndimi ka bashkëpunuar edhe me Millosheviqin e Gadafin, por në fund i ka rrëzuar

Berisha: Perëndimi ka bashkëpunuar edhe me Millosheviqin e Gadafin, por në fund i ka rrëzuar

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Berisha ka shkruar se Perëndimi ka bashkëpunuar edhe Millosheviqin, Gadafin dhe Hysenin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në fund të gjithë këta diktatorë i ka rrëzuar Perëndimi.

“Logjika e infantilëve të pushtetit aktual, se partënerët tanë perendimorë duhet të jenë armiq të Serbisë për shkakë të Kosovës, tregon se sa largë reliterit jetojnë këta carrokë me sjellje prej kopuki! Historia na ka treguar si si funksionon bota edhe në situata dramatike për popujtë, prandaj në nuk kemi nevoj me zbulu ujinë e nxehtë edhe njëher. Perendimi ka bashkëpuni deri me një masë edhe me Millosheviqin, Gadafin apo Sadam Hysenin, mirpo kur ata kanë ra ndesh me politikat e tyre, dihet si kanë përfundu”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në: