Abdullahu: Pakënaqësitë do të kthehen në protesta masive nëse Qeveria Kurti vazhdon të mashtrojë

Abdullahu: Pakënaqësitë do të kthehen në protesta masive nëse Qeveria Kurti vazhdon të mashtrojë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka theksuar se marrja e vizave ka zgjatur jetën e Qeverisë Kurti, por pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet e saj gjatë 4-5 viteve të fundit po dalin në rrugët e Evropës.

Në një postim në Facebook, Abdullahu, ka thënë se shumë qytetarë janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë, duke lënë pas një situatë të rëndë në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se, nëse qeveria nuk humb në zgjedhjet e 9 shkurtit, pakënaqësitë do të ripërtërihen dhe mund të shndërrohen në protesta masive, duke theksuar nevojën për votën e duhur në kohën e duhur për të ndalur “mashtrimin” dhe për të parandaluar dëme të mëdha.

“Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër popullizmit”, ka shkruar Abdullahu.

Shpërndaje në: