“Magjia” e Zhegrovës shuan ‘yjet’ e Realit, Lille me fitore të madhe në Champions
Edon Zhegrova ishte protagonisti kryesor në fitoren e madhe të skuadrës së Lillet përball Real Madridit, të zhvilluar në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kosovar nisi furishëm takimin, duke mos u ndalur për asnjë sekondë sikurse në fazën ofensive ashtu edhe në atë defensive.
Depërtimet, pasimet, krosimet e bllokimi i topave në mbrojtje nga Zhegrova, bëri që Lille të marrë fitoren e parë në Champions për këtë sezon.
Skuadra franceze shënoi fitore me rezultat 1:0 përball gjigantëve evropianë.
Goli u shënua nga Jonathan David në minutat shtesë të pjesës së pare. David realizoi nga penalltia, e cila u fitua pikërisht nga Edon Zhegrova.
Goditja e sulmuesit kosovar nga goditja e lirë u ndal me dorë nga Camavinga, duke shkaktuar kështu penallti, shkruan paparaci.
Zhegrova pati edhe disa raste tjera për të shënuar gol, por ishte i pafat.
Për Lille kjo është fitorja e parë në Champions për këtë edicion pas barazimit në raundin e parë.