Krasniqi: Banjska sulm terrorist diverzant, s’ka luftë të hapur, Kurti mundohet me ndërtu rrezikun e luftës
Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur për raportimet rreth një rreziku për luftë në Kosovë.
Krasniqi thotë se Kosova nuk ka rrezik për luftë.
Madje thotë se ‘as në imagjinatën më të çmendur të nacionalistëve serb që guxojnë me mendu me realizu’.
“Kosova nuk ka rrezik për luftë. Ka pasur një sulm terrorist, që mund të jetë me të vërtet argumenti që kryeministri mundohet më ndërtu këtë far rrezikun e luftës. Ai ka qenë një sulm terrrosit diverzant, të një grupi të kriminalëve të udhëhequr nga Radojciqi, i mbështetur nga institucionet serbe. Ajo që thotë kryeminstri për një luftë të hapur, nuk besoj që ka as në imagjinatën më të cmendur të nacionalistëve serb që guxojnë me mendu me realizu”, tha Krasniqi në rtv21.