Zëdhënësi i PDK-së me kritika të ashpra: Bota po ndryshon, Qeveria jo

Zëdhënësi i PDK-së me kritika të ashpra: Bota po ndryshon, Qeveria jo

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ai ka bërë me dije se kush i kupton drejt vitet e fundit nuk duhet ta bëj gjumin rahat.

Në profilin e saj në “Facebook”, Abdullahu ka shkruar se është rrezik për të ardhmen e Kosovës të vazhdohet me këtë qasej edhe pas zgjedhjeve.

“Mos harroni – qysh nga ‘’Thikat mbi hartën e Kosovës’’ deri tek ‘’Mos urinoni në dyert …….’’ ka disa vite politike të cilat kush i kupton drejtë nuk duhet ta bëj gjumin rahat. Kjo qasje e kësaj Qeverie nuk po ndryshon. Por bota po ndryshon më shpejt se që ne po e kuptojmë dhe për fatin e keq, jo për të mirë. Është rrezik për të ardhmen e Kosovës të vazhdohet kështu edhe pas 9 shkurtit”, ka shkruar Abdullahu.

Shpërndaje në: