Odat e profesionistëve shëndetësor: Drafti i Ligjit për Shëndetësi si në Bjellorusi
Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësor kanë mbajtur sot një takim nga ku kanë dal me një reagim të ashpër kundër Draftit të ri për Ligjin e Shëndetësisë.
Krerët e OSHP-ve kanë deklaruar se distancohen nga ky draft të cilin e kanë quajtur centralizues dhe e kanë krahasuar me vendet si Bjellorusia.
“Ky draft ligj, paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale të cilat tashmë paraqesin ndër sukseset dhe reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor të pasluftës duke mundësuar vetëadministrim të profesionsitëve shëndetësor përmes odave përkatëse sipas praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Një tendencë e tillë centralizuese është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellurusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia”, thuhet në reagimin e Odave.
Reagimi i plotë:
𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏
𝐎𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐚𝐟𝐭𝐢 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐢 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢
Odat e Profesionsitëve Shëndetësorë gjatë takimit të mbajtur sot, me datën 02/10/2024, kanë analizuar në parim draftin e ligjit për shëndetësi të dërguar dje nga Ministria e Shëndetësisë.
OPSH njëzëri kanë konstatuar se që nga takimi i grupit punues për plotësim/ndryshimin e Ligjit për shëndetësi 04/L-125 në Prizren, Qershor 2022, ne si anëtarë të këtijj grupi punues, asnjëherë nuk jemi ftuar dhe as konsultuar fare për këtë draft të projektligjit, duke shmangur kështu obligimin ligjor nga MSH, për përshirje të OPSH-ve në këtë proces.
Ky draft ligj, paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale të cilat tashmë paraqesin ndër sukseset dhe reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor të pasluftës duke mundësuar vetëadministrim të profesionsitëve shëndetësor përmes odave përkatëse sipas praktikave të shteteve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.
Një tendencë e tillë centralizuese është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellurusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia.
Vetë draft ligji është në kundërshtim edhe me programin e qeverisë akutale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë me Odat e Profesionsitëve Shëndetësor.
Përmbajtja e këtij këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për odat e profesionsitëve shëndetësor, ligjin për zyrtarë publik, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe paisje medicinale, ligjin për prokurimin publik.
OPSH kanë formuar grup punues për të analizuar përmbajtjen dhe për të dalur me rekomandime dhe komente konkrete për përmbajtjen e këtij draft ligji.