Prokuroria kërkon që i akuzuari për vrasje të rëndë në tentativ të dënohet sipas ligjit, mbrojtja kërkon dënim me kusht
Në seancën e së mërkurës është dhënë fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit, Hamdi Novobërdaliu, për të cilën prokuroria kërkoi që i njëjti të përgjigjet për veprën penale, ndërsa mbrojtja, dënim me kusht.
Në fillim të kësaj seance, prokurori Bashkim Zeqaj, kërkoi që të bëhet precizim i aktakuzës, ku në pjesën ku thuhet “duke e ditur se mund të rrezikohen jetën e personave të tjerë, tani e tutje duhet të jetë me dashje dhe rrezikon jetën e personave të tjerë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I pandehurit, Novobërdaliu është duke u akuzuar për veprat penale, vrasje e rëndë në tentativ, asgjësim ose dëmtim i pasurisë dhe arëmbajtje pa leje, ku për këto dy të fundit i njejti ka pranuar fajësin.
Mirëpo, sipas vendimit të Apelit, e njejta ka abroguar pranimin e fajësisë sa i përketë veprës penale “asgjesim ose dëmtim i pronësisë”, pasi që sipas kësaj gjykate përmbajtja e veprimeve inkrimiunes të të akuzurit, të përshkruar në këtë vepër penale në raport me veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativ janë të njejta.
Andaj, bazuar në këtë vendim të Apelit, prokurori Zeqaj, tërhiqet nga kjo pikë e akuzës, pasi që siaps tij, kjo vepër është e inkriminuar në dispozitivin e parë të aktakuzës.
Tutje, avokati Musa, theksoi se nuk janë plotësuar elementet e vrasjes së rëndë në tentativ.
“Për të vërtetuar se egziston dashja e rëndë duhet që veprimet e të akuzuarit në aktakuzë të ndërlidhen me provat materiale, e që në rastin që është duke u shqyrtuar para këtij trupi, elementi i dashjes përmendet, por nuk sqarohet mandej ka qenë e shënuar gabimisht dhe e deformuar, për ketë ka dhënë vërejte edhe Gjykata e Apelit”, shtoi Musa.
Në fund të fjalës përfundimtare, avokati Musa, propozoi që trupi gjykues të shqiptoi dëmim kushtëzues, duke patur parasysh faktin se nuk ka persona të plagosur dhe se i pandehuri dhe palët e dëmtuara janë pajtuar.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2021, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i pandehuri Novobërdaliu po akuzohet se 1 tetor 2020, në Prishtinë, në rrugën “Isa Kastrati”, me dashje dhe duke e ditur se po rrezikon jetën personave të tjerë, me armë zjarri ka tentuar që ti privon nga jeta Ardi Pajazitin dhe Pëllumb Halimaj.
Në aktakuzë thuhet se, i akuzuari Novobërdaliu pas një mosmarrëveshje me paraprake që kishte pasur me të dëmtuarin Ardi Pajaziti, pos i kishte vërejtur të dëmtuarit në veturën, e kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë në drejtim të veturës rreth 20 herë, dhe atë një herë në parafango e veturës në pjesën e sipërme të anës së majtë, katër herë në dorën e majtë në anën e drejtuesit, njëherë në anën e dytë në anën e majtë , dy herë në pjesën e pasme në anën e majtë të bagazhit, një herë afër kapakut për mbushjen e derivateve si dhe në rrotën e parë dhe të pasme të anës së majtë.
Bazuar në aktakuzë, i akuzuari pas këtij veprimi kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte qëndruar në arrati deri më 16 mars 2021, kur edhe ishte arrestuar nga policia.
Me këto veprime, i akuzuari Novobërdaliu, po dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”, si dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.