“Hap i rrezikshëm në luftën për barazi”, 37 OJQ i reagojnë Rrahmanit e Korenicës
Një numër i 37 organizatave për për të mbrojtur të drejtat e njeriut kanë reaguar për deklaratat e fundit të deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, lidhur me largimin e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kundërshtimin e tyre publik ndaj Draft Kodit Civil.
Sipas këtyre organizatave, këto deklarata paraqesin një hap të rrezikshëm në luftën për barazi dhe të drejta të njeriut në Kosovë.
” Si organizata të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut, ne i dënojmë fuqishëm këto deklarata, të cilat shtrembërojnë vlerat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke promovuar diskriminim dhe pabarazi. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga gjinia, seksi, orientimi seksual, mosha etj”.
“Retorika e përdorur nga këta deputetë dhe aktivistë politik që pretendojnë se disa ligje, përfshirë ato që mbështesin të drejtat e grave, të fëmijëve, të drejtat e personave LGBTIQ+, janë “të papranueshme për vendet evropiane” është jo vetëm e pasaktë, por edhe nxitje e urrejtjes, mosdurim dhe në kundërshtim me vlerat e të drejtave të njeriut dhe barazisë që Kosova është zotuar se do t’i garantoj duke i integruar konventat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut në Kushtetutën e saj”.
“Kosova duhet të vazhdojë të ndërtojë një shoqëri që respekton të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht nga gjinia, seksi, mosha, orientimi i tyre seksual, identiteti gjinor etj. Mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme është në përputhje me standardet evropiane të të drejtave të njeriut, të cilat Kosova i ka përqafuar si pjesë e rrugës së saj drejt integrimit evropian. Garantimi i këtyre të drejtave është shenjë e progresit dhe gjithëpërfshirjes, e jo e regresit dhe përçarjes”,t huhet në njoftim.
Më te, u bëhet thirrje të gjithë partive politike, Komisionit Qendror Zgjedhor, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve kompetente “që të qëndrojnë në detyrën e tyre kushtetuese dhe ligjore në mbrojtje të vlerave të Kushtetutës së Kosovës. U bëjmë thirrje këtyre akterëve që të refuzojnë retorikën përçarëse që synon të margjinalizojë personat grupet e cenueshme dhe të minojë vlerat kushtetuese të barazisë dhe drejtësisë”.
Organizatat në fjalë janë:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Civil Rights Defenders
Instituti Sehkmet
QIKA
Partners Kosova Center for Conflict Management (Partners K)
Iniciativa për Progres (INPO)
Community Building Mitrovica
Hyjneshat
OJQ THY
ORCA
Anibar
Bubble Foundation
Integra
Roma Versitas Kosovo (RVK)
Kosovo Law Institute (KLI)
Voice of Roma, Ashkali and Egyptian (VoRAE)
Fourth Wave
Dylberizm
DokuFest
Levizja FOL
QKSS
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
KIPRED
CDF
Artpolis
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
KCSF
RrGK
Democracy Plus (D+)
PIPS
New Social Initative (NSI)
ATRC
Instituti për Politika Sociale
QKRMT