Largimi i Rrahmanit dhe Korenicës nga VV, Haziri: Pastrimi politik është mendësi e Kurtit, ka larguar rreth 15 deputetë nga partia e tij
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, në një intervistë për GazetaBlic, ka komentuar largimin e deputetit Eman Rrahmani dhe Visar Korenicës nga LVV-ja, ku thotë se largimi i tyre ka qenë çështje kohe.
Tutje ai thotë se pastrimi politik është mendësi e Kurtit sepse ka arrit që t’i largojë 15 deputetë të partisë së tij, për shkak të dallimeve politike dhe formave tjera.
“Ka qenë jo e natyrshme kur është bërë ajo listë dhe ajo kandidaturë, krejt njerëzit që kanë dinjitet dhe kanë pjekuri politike dhe ideologjike pse jo, në këtë parti politikë që ka qenë e qendrës së majtë, e majtë në skaj me elemente të anarkizmit politik. Ka qenë e pakuptishme me i pa, unë i kam prit, ka qenë cështje kohe, kur këta profile politike që kanë besim në familje, në atdhe dhe kanë besim edhe në zot, munden me i bind ideologjinë që përfaqëson zoti Kurti me qenë pjesë e familjes së njejt politike. Pastrimi politik është mendësi e Kurtit sepse ka arrit me i largu 15 deputetë të partisë së tij më herët për shkak dallimeve politike dhe formave tjera, jo ideologjike këto janë më shumë dallime ideologjike që natyrisht nuk kanë me u ndal sepse nuk mundet me bashkëjetu në një vend këto dy kërkesa, këto dy dallime të mëdha, janë të pakapshme mes veti. Dhe naryrisht Kurti vazhdon me qenë lider që e ushqen ideologjinë mbi të drejtën e qyetatarit, komunitetit, komuniteteve dhe mbi të drejtën e kombit apo e Republikës në rastin tonë”, tha ai.
Haziri thekson se shfrytëzimi politik nuk është mendësi e LDK-së, por tregon se Kurti ka shfrytëzuar individin dhe grupet për të avancuar qëllimet e veta politike.
“Është specializu me i kompenzu, sepse shfrytëzimi politik nuk është mendësi e LDK-së, nuk është metodë dhe ne jemi dëmtu në marrëveshjet tona politike për shkak se ne nuk lejojmë që me trajtu njërin si objekt dhe si të tillë nuk është për ne e pranueshme e njohur. Por Kurti ka shfrytëzu individin dhe grupet për të avancu qëllimet e veta politike, për të shty agjendën e fshehur politike të cilën kanë ra edhe këta kolegët që po flasim për ta edhe të tjerët më herët sepse kjo është gropë e madhe politike, është maksimalizu madje me atë që është qujt ndryshimi i madh i 14 shkurtit tani po përkthehet në dëshprim natyrisht. Se cili do të jetë miniera politike e Kurtit do të shohim tash sepse ai ka përjashtu të gjitha këto grupe që i kanë dhënë atributin e një liste kredibile fituese të zgjedhjeve të kalume, ndërsa publikisht suksesin ia atribuon grave dhe të rinjëve, mërgimtarit, votës fetare, ekonomia. Në momentin që i ka realizu qëllimet e veta kanë dal prej cdo interesi të tij , tani a ndihen këta të shfrytëzuar politikisht a jo është cështje që duhet me tregu”, u shpreh Haziri.