26 gola në 7 ndeshje, ndeshje të zjarrta në Ligën e Kampionëve
Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e orarit 21:00.
Plotë 26 gola të shënuar në këto ndeshje, me këtë magji që arrin ta sjellë vetëm Liga e Kampionëve.
Më së shumti gola u shënuan në ndeshjet Dortmund – Celtic, Barcelona – Young Boys, Slovan Bratislava – City e Inter – Ylli i Kuq.
Dortmundi arriti të fitojë 7-1 ndaj skuadrës skoceze, derisa Barça e Flick triumfoi 5-0.
Bratislava e pësoi keq nga City i Guardiolës, i cili e gjeti rrugën e rrjetës katër herë.
Interi e demoloi skuadrën serbe me shifrat prej 4-0 në “Giussepe Meaza”.
Arsenali i Artetas në anën tjetër mori një fitore të madhe ndaj PSG-së. Djelmoshat nga Londra Veriore fituan 2-0, me dy golat në pjesën e parë.
Me epërsi minimale u mbyllë ndeshja në “BayArena”, me kampionin e Gjermanisë, Bayer Leverkusen që triumfoi ndaj Milanit 1-0, me golin e Victor Boniface.
Barazim u mbyll pas 90 minutave takimi mes PSV-së dhe Sportingut të Lisbonës. 1-1 ishte rezultati final.
Ndeshjet e ardhshme të xhiros së dytë në elitën e futbollit europian luhen nesër e pasnesër.