RTK s’e respekton vendimin e KPM-së plotësisht, përsëri e transmeton lajmin “fake” kundër Periskopit

RTK s’e respekton vendimin e KPM-së plotësisht, përsëri e transmeton lajmin “fake” kundër Periskopit

Radio Televizioni i Kosovës, i obliguar nga KPM-ja, ka dhënë hapësirë për Periskopin dhe Nacionale për të demantuar lajmin e rremë, ku dy mediumet e lartëcekura sulmoheshin se janë nën ndikim të Serbisë. Megjithatë, RTK-ja nuk e ka zbatuar të gjithë vendimin e KPM-së. Çka ndodhi sot?

Pas dy muaj e gjysmë, RTK-ja ka bërë detyrën që do të duhej ta bënte qysh me 22 korrik, duke shfaqur demantimin e dy mediave. Megjithatë, RTK-ja nuk ka treguar saktë dhe në mënyrë të qartë se gjatë raportimit ndaj Periskopit dhe Nacionales kishte bërë shkelje të etikës, siç obligohej përmes vendimit të KPM-së.

Madje, në prezantimin e lajmit thuhet se kronika që do të paraqitet mëtutje është bërë “bazuar në një vendim editorial të RTK-së”. Tutje, aty sërisht përmendet artikulli i Sllobodna Bosnës dhe akuzat e pabazuara ndaj Periskopit dhe Nacionales.

“Radio Televizioni i Kosovës në përputhje me obligimet e përcaktuara nga KPM-ja dhe Kodi i Etikës KPMM 2016/03, ofron hapësirë për reagimin e portalit “Nacionale” në lidhje me një lajm të shkurtër të emituar në lajmet qendrore të RTK-së të datës 22 korrik. Në lajmin e transmetuar citohet një pjesë e shkrimit të portalit boshnjak, “Slobodna Bosnja”, i cili pretendon se një portal në Kosovë është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, ndërsa një portal tjetër, ka pranuar transkaksion milionësh. Ndjekim kronikën bazuar në një vendim të editorial të RTK-së”tha moderatori i RTK-së.

Përveç në hyrje, edhe gjatë kronikës RTK-ja ka ripërsëritur të gjithë kroninikën e 22 korrikut, duke cekuar se e gjithë storia ishte 53 sekondëshe.

 

𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐏𝐌-𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐑𝐓𝐊-𝐧ë
KPM kërkon nga RTK të ofrojë hapësirë për palët ankuese, bazuar në Nenin 10 të Kodit të Etikës

Posted by RTK on Tuesday, October 1, 2024

Shpërndaje në: