“Nuk kishte vend për të vazhduar tutje”- Flet ish- islamisti i VV-së pas largimit nga partia

“Nuk kishte vend për të vazhduar tutje”- Flet ish- islamisti i VV-së pas largimit nga partia

Deputeti Visar Korenica ka folur për largimin e tij dhe të Eman Rrahmanit nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se brenda subjektit të tyre politik nuk kishte vend për të vazhduar tutj.

Ai në emisionin “DPT te Fidani” foli edhe për koalicionin e krijuar, duke thënë se, nuk ka aderime, por është bashkim i disa njerëzve, siç u shpreh ai, për një qëllim të caktuar.

“Kjo nismë ka nisur me kolegun tim Eman Rrahmani, duke pasur parasysh që më brenda subjektit tonë politik nuk kishte vend për të vazhduar tutje, për shkak të shumë rrethanave. Ka qenë edhe vet subjekti politik në dijeni, por edhe qytetarët tanë dhe kësaj iniciative i është bashkuar ndërkohë edhe Ferid Agani me subjektin politik PD, më pastaj edhe AKR-ja me kryetarin e partisë, Behgjet Pacolli dhe një grup i intelektualëve të cilët po udhëheqen nga Fatmir Smajli, një aktivist politik, por i angazhuar në luftën e fundit në UÇK”.

“Nuk kemi aderuar, asnjëra nuk ka aderuar tek ndonjë tjetër grup, pra është një grupim i të gjithë këtyre njerëzve, për një qëllim të caktuar, pra për një kauzë të mbarë e që besoj se do të jetë e suksesshme, për familjen, nuk kemi aderuar te AKR-ja, nuk kemi aderuar tek PD-ja, por të gjithë së bashku, kemi lidhur një koalicion, të cilët kemi me u angazhu së bashku, në mënyrë që të mbrojmë familjet tona nga përpjekjet e shumta, ku sot investohet jashtëzakonisht shumë, me financa të mëdha, qofshin ato prej organizatave të ndryshme, të cilat përputhen edhe me ideologji politike”, është shprehur ai.

Shpërndaje në: