Bajrami: Qeveria Kurti as ekzekutimin e pagave s’mund ta bëjë pa e shkelur ligjin

Bajrami: Qeveria Kurti as ekzekutimin e pagave s’mund ta bëjë pa e shkelur ligjin

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë do të bëhet në kundërshtim me ligjin.

Ajo ka vlerësuar se në Qeverinë Kurti as kjo procedurë ritinore nuk mund të bëhet pa u shkelur ligji.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se Ministria e Financave e ka shkelur ligjin edhe në procesin e caktimit të ushtruesit të detyrës të drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, i cili ka ndodhur sot.

“As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit. Ju tregova edhe më herët që këta që e kanë shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikë së Kosovës, e kanë shkelë Ligjin dhjetra herë, e shkelin prapë duke e caktu përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe procedojnë me paga”, ka shkruar Bajrami.

Ajo treguar se çka thotë Ligji për Zyrtarët Publikë.

As një punë që është pothuaj rutinore në Ministrinë e Financave, si ajo e ekzekutimit të pagave me këtë qeveri s’mund të…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Tuesday, October 1, 2024

Shpërndaje në: