Zemaj: Qeveria e praktikantëve nuk arrin ta kryejë punën
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave nga Ministria e Financave.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se më shumë se 80 mijë punëtorë të sektorit publik kanë mbetur pa paga, pasi qeveria e praktikantëve nuk po arrin t’i kryejë as obligimet më të thjeshta administrative.
“9 shkurti duket larg, për ta kthyer normalitetin në këtë vend”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Me shumë se 80 mijë puntorë të shtetit sot kanë filluar muajin pa i marrë pagat që i meritojnë, për punën që bëjnë, sepse qeveria e praktikantëve nuk po arrin t’i kryej as obligimet më të thjeshta administrative, as zgjedhjet me kontratë të rregullt të drejtorit të thesarit, e as dhjetëra pozita në sektorin publik.
Por dëmi nuk lidhet vetëm me pagat e punëtorëve të shtetit, të bllokuara janë edhe pagesat për secilen punë e projekt, për operatorët që kryejnë punë gjithandej Kosovës, një penalizim i tillë i tejkalon sektorin publik, sepse afekton edhe pagesat tek sektori privat, tek secila firmë, tek secili punëtorë.
9 shkurti duket larg, për ta kthyer normalitetin në këtë vend.