Deputetja e AAK-së: S’ka paga, se s’ka shtet me Albin mashtruesin
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar për vonesën e ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shërbyesit publikë nuk kanë sot paga, sepse nuk ka shtet.
Sipas saj, kjo gjendje është e dhimbshme.
“S’ka paga, se s’ka shtet me Albin mashtruesin dhe kastën e tij prej servilësh! Mbi 80 mijë zyrtarë publikë sot janë zgjuar me stres e shqetësim, se s’ka paga. Logjika e kësaj qeverie është e mbrapsht. Përveç që ka kijuar përgjatë gjithë mandatit frikë, panik e çkado tjetër, veç të mira nuk solli asnjë ditë. Kjo situatë e shpërfaq indiferencën e pashoq të Albin Kurtit me shokë të tij, që sigurisht as ai e as këta të tjerët nuk përballen me mungesë rrogash e të hyrash. Tashmë është gjendje faktike që i kanë milionat. E dhimbshme!”, ka shkruar deputetja e AAK-së.