Islamistët e VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica përfundojnë te Behgjet Pacolli
Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit Lista për Familjen.
Rrahmani ka thënë të martën se është koha “për një angazhim politik më ndryshe”.
“Kauza për familje është kauzë mbi partiake. Pjesë e këtij projekti do të jetë personalitete që e kanë dëshmuar veten dhe kanë një storie suksesi në jetën e tyre”, ka thënë ai.
Ish-deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka treguar arsyen e largimit nga partia që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Rrahmani ka thënë se arsyeja e largimit të tyre ndërlidhet me Projekt-Kodit Civil, e largimin masiv të qytetarëve nga vendi.
“Sot në këtë konferencë për media dua të shpreh mirënjohjen ndaj qytetarëve. Sot po bashkohemi në ‘Listën për Familjen dhe po bëhemi bashkë kundër Kodit Civil që cenon familjen. Përgjatë këtyre tri viteve kemi arritur të ndalim shumë iniciativa kundër familjes. Këto ligje kanë qenë të papranueshme dhe ndaj shteteve evropiane”, u shpreh Rrahmani.
“Kauza do të jetë në mbrojtje të familjes dhe u bëjmë thirrje që të na bashkohen edhe personalitete tjera shkencore e që kanë storie suksesi në jetën e tyre. Sot ju bëjmë thirrje qytetarëve që të bëhemi bashkë në mbrojtje të familjes”.