Hoti akuzon Muratin për vonesat e pagave: Kjo sjellje është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri

Hoti akuzon Muratin për vonesat e pagave: Kjo sjellje është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka fajësuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për vonesën e ekzekutimit të pagave të zyrtarëve publikë.

Në një shkrim në rrjetet sociale të martën, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ministri Murati është sjellë me neglizhencë ndaj detyrave ligjore të tij.

“Ministri i Financave edhe të dielën ishte shumë i angazhuar me inxhiniering të shifrave ekonomike për të portretizuar mesazhet politike, të cilat atij dhe ministrave të tjerë ua dikton partia”, ka thënë ai.

“Por, nuk e kishte idenë se ditën tjetër nuk do të ekzekutoheshin pagat për rreth 85 mijë zyrtarë në sektorin publik. Kjo sjellje është neglizhencë ndaj detyrave ligjore që ka Ministri i Financave”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se më e pakta që Murati do të duhej të bënte “është informimi paraprak se pagat nuk do të ekzekutohen, si dhe sqarimet për arsyet dhe hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e çështjes.”

Shpërndaje në: