Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, Tahiri: Qeveria po shkel rëndë ligjin

Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, Tahiri: Qeveria po shkel rëndë ligjin

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë brenda ditës se djeshme është shkelje flagrante ligjore.

Ai ka bërë me dije se neni 7 i Ligjit për Pagat thotë se pagat për zyrtarë publikë duhet të realizohen më së voni ditën e fundit të muajit.

Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se mosekzekutimi i pagave paraqet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

“Mos ekzekutimi i pagave nga qeveria është një shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe një dështim total i institucioneve. Neni 7, paragrafi 4, i Ligjit për Pagat thotë qartë se, pagat duhet t’u dalin punëtorëve më së voni ditën e fundit të muajit. Kjo do të thotë se sonte deri në orën 24:00, nëse nuk realizohen, Qeveria është në shkelje të rëndë ligjore. Në fakt, shkelja ka ndodhur që nga ora 16:00, kur përfundon orari zyrtar i punës”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në: