Presidentja Osmani në Gjermani, pritet të takohet me presidentin dhe zyrtarë shtetërorë
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani në një vizitë pune, ku do të takohet me presidentin Frank Walter-Steinmeier.
Presidenca ka njoftuar të martën se Osmani do të ketë edhe takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, si dhe do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue, me temën “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.
ajo dotë marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë.
“Ndryshe, Presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të Presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me Presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.