Rezultati i ‘punës’ së Qeverisë – Punëtorët e shtetit pa rroga, dhe FSK-ja me bukë të mensës së studentëve
Mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe po ashtu mossigurimi i ushqimit për ushtarët e FSK-së, po vlerëoshen si dështim i Qeverisë aktuale.
Reagimet në opinion nuk ishin edhe të vogla.
Qeveria dështoi të ekzekutojë pagat për dhjetëra zyrtarë publikë
Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.
Kjo ndodhi pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.
Për këtë Periskopi ka kontaktuar kryesindikalistin e Administratës së Kosovës, Ali Gashi.
Ai tha se ka qenë shokuese, dhe se për një gjë të tillë zyrtarët janë të shqetësuar për shkak të obligimeve që i kanë tani në dimër.
Gashi tutje tha se Qeveria këtë e ka bërë qëllimisht për t’i nervozuar zyrtarët publikë.
“Si sindikatë jemi të shqetësuar, pasi sic e dimë jemi në fillim të obligimeve dimërore, ka qenë e paparalajmëruar, dicka shokante por në realitet është prit, pasi që qeveria qëllimisht nuk e ka ndërmarr masat per me mbulu departamentin e saj, pozitën e zyrtarit civil nëshkrimin për lejimin e pagesave. Kjo është shokuese, paaftësi e vazhdueshme së Qeverisë dhe sic duket një veprim i qëllimshëm për t’ nervozuar dhe për t’i stresuar të punëtorët në sektorin publikë të cilët marin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi për Periskopin.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku kritikoi ashpër qeverinë e Kosovës për dështimin e shpërndarjes së pagave në sektorin publik në kohë. Duke folur në emisionin “Pressing” të T7, Çitaku akuzoi qeverinë se po tregon mungesë ndjeshmërie dhe profesionalizmi.
“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkalla të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku.
Kurse, sipas shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Qeveria ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj.
“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar ai.
Edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se e para ndodhi për shkak të “tekeve të ministrit të Financave Hekuran Muratit”, ndërsa “ushqimi për FSK-në do të “harrnohet” nga kuzhina e menzës së studentëve.”
“Lajmi i ditës. Punonjësve të administratës iu vonohen pagat për shkak të tekeve te Hekuran Muratit. Pritet ‘harrnimi’ i situatës. Ushtarët e FSK janë pa bukë. Ushqimi i tyre do të “harrnohet” nga kuzhina e menzës së studentëve”, shkroi ai.
“Dështimi” tjetër i Qeverisë
Shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.
Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Sipas një dokumenti që e ka siguruar Dukagjini, e që u është shpërndarë departamenteve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, ky dikaster do të sigurojë transportin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar pranoi se ka pas probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.
Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.
Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë./Periskopi
Skandaloze: Mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së
Dështimi i Qeverisë për ekzekutimin e pagave, reagon Sindikata: Paaftësi e tyre, po bëhet qëllimisht