Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale

Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale

Së fundmi, mediat libaneze kanë raportuar për zjarr të rëndë artilerie në qytetet kufitare në Libanin jugor.

Gjithashtu, Izraeli ka shpallur tre qytete në kufirin verior si zona të mbyllura ushtarake, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, këto janë shenja se një inkursion i mundshëm izraelit në Liban mund të ndodhë gjatë orëve të ardhshme.

Tani, janë publikuar pamje edhe në rrjete sociale të cilat tregojnë zhurmë të madhe në kufirin Izrael-Liban.

 

Është e qartë se ka një lloj aksioni ushtarak.

Megjithatë, deri më tani ushtria izraelite nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me inkursionin e mundshëm në tokat libaneze.

Shpërndaje në: