Eman Rrahmani dhe Visar Korenica braktisin VV-në, nesër zyrtarizojnë koalicionin “Lista Familja” me AKR e Ferid Aganin

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica braktisin VV-në, nesër zyrtarizojnë koalicionin “Lista Familja” me AKR e Ferid Aganin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e Visar Korenica, pritet që nesër [ e martë] të bëjnë publike kandidimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si pjesë e Listës Familja.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka ftuar për nesër konferencë për media.

Në njoftim thuhet se të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së, PD-së, në krye me Ferid Aganin, grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.

Sipas njoftimit të Listës për Familjen për media, konferenca për media mbahet nesër (e martë) prej orës 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës që do t’i bashkohen kësaj liste.

 

Shpërndaje në: