Fatmir Limaj: Qytetarët janë mashtruar nga kjo Qeveri që s’ka mbajtur asnjë premtim
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj në një intervistë për Periskopin ka thënë se qytetarët duhet ta stopojnë pushtetin e kësaj qeverie, që sipas tij s’ka mbajtur asnjë premtim.
Ai tutje tha se qytetarët janë mashtruar nga Qeveria Kurti.
“Qytetarët e Kosovës kanë besuar në ndryshim, ka shpresuar në ndryshim, ka pasur premtime të lloj llojshme, dhe atanknë shpresuar se është koha për ndryshim. Sot, nëse dikush duhet të ketë motiv më të madh dhe përgjegjësi për me stopu me ndërru kursin këtij vendi, janë pikërisht ata qytetarë që janë mashtruar nga ky njeri dhe nga ky grup i njerëzve, që janë gënjyer, që s’ka mbajtur asnjë premtim”, u shpreh Limaj.
Pjesë nga intervista: