Shkenda Dubova pati në dasmë një qafore me vlerë 50 mijë euroshe
Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, i ka dhënë fund beqarisë pak ditë më parë.
Ajo dhe partneri i saj, Mentori, kurorëzuan dashurinë me martesë në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.
Në një video në Klan Kosova, u zbulua një detaj i veçantë i bukuroshes në këtë dasmë.
Artistja shqiptare thuhet se mbante një qafore unike që kushtonte rreth 50 mijë euro.
Të ftuar në ceremoni pati shumë familjarë e miq, duke mos munguar edhe fytyrat publike.
Disa nga personazhet VIP që kënduan ishin: Alban Skënderaj, Elita 5, Aurela Gaçe, Yllka Kuqi etj.
Shkenda nga ana tjetër ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re. /Telegrafi/