Kosovari ndalohet nga policia e Vjenes për letërnjoftimin fals, i gjejnë armë dhe kokainë

Kosovari ndalohet nga policia e Vjenes për letërnjoftimin fals, i gjejnë armë dhe kokainë

Në kuadër të një operacioni special të Departamentit Shtetëror të Transportit të Vjenës, një shofer 31-vjeçar nga Kosova u ndalua në zonën Kundratstrasse të premten, më 27 shtator.

Në fillim të ndalimit ai ka deklaruar se nuk ka leje drejtimi dhe për këtë arsye është identifikuar me letërnjoftim austriak, transmeton albinfo.

Megjithatë, kur zyrtarët kontrolluan letërnjoftimin, ata shpejt zbuluan se ishte fals, shkruan heute.at. Supozimi u konfirmua nga 31-vjeçari pas pyetjeve të zyrtarëve.

Gjatë veprimeve të mëtejshme zyrtare dhe kontrollit të detajuar, 31-vjeçarit iu gjet një armë e zbrazët dhe rreth 50 gramë kokainë.

Për pasojë atij iu konfiskuan letërnjoftimi fals, arma bosh dhe droga. 31-vjeçari nuk pranoi të dërgohej te mjeku. Pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai po qëndronte në Gjermani pa leje. Në fund, ai u arrestua.

Shpërndaje në: