Tahiri kritikon Kurtin: Në Amerikë bëri fushatë politike – asnjë njohje ndaj Kosovës prej se e kemi këtë qeveri

Tahiri kritikon Kurtin: Në Amerikë bëri fushatë politike – asnjë njohje ndaj Kosovës prej se e kemi këtë qeveri

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mos sjellje të njohjeve.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti bëri fushatë politike në SHBA dhe jo fushatë diplomatike, ndërsa që për këtë mandat të qeverisë s’kemi marrë asnjë njohje.

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Kreu i shtetit beri fushate politike ne Amerike dhe jo fushate diplomatike- nuk solli asnje njohje- prej se kemi kete qeveri nuk ka ardh asnje njohje per Kosoven- vendnumrim i papare!

 

Shpërndaje në: