“Mashtrues të klasit të parë”, Limaj: Kurti gënjeu ndërkombëtarët, e mashtroi veten

“Mashtrues të klasit të parë”, Limaj: Kurti gënjeu ndërkombëtarët, e mashtroi veten

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj gjatë një interviste në Periskopi, u shpreh se Qeveria Kurti ka gënjyer ndërkombëtarët.

I pyetur nga gazetari Nebi Maxhuni për dialogun se:

A i mashtroi kryeministri i Kosovës edhe aleatët?

“Krejt problemet në dialog e shpërfaqin sesa jozeriozë janë. Kryeministri i Kosovës e shpërfaqni që jeni mashtrues të klasit të parë. Se jeni jo serioz, jeni mashtrues, se ju me shtetin me parimet, bëni hajgare sikur të jeni në ndonjë pikë të VV’së në ndonjë komunë. Sikur e ka bërë këtu në fushata elektorale. Kryeministri i Kosovës, Qeveria e Kosovës janë duke i gënjyer ndërkombëtarët, nuk i kanë mashtruar por po i gënjejnë…- u shpreh Limaj për Periskopin.

Shpërndaje në: