Limaj: Në krye të shtetit kanë ardhur një grup njerëzish që kanë qenë anti-shtet
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka qenë i ftuari i radhës në sesionin e ri të intervistave në Periskopi, ‘Real Talk me Maxhunin’.
Ai gjatë intervistës ka folke rreth sulmit në Banjskë dhe aktakuzës së ngritur për të cilën u shpreh kështu:
“Kosova nis me humbë terren diplomatike, Serbia nisi me ngrit terrenin e vet diplomatik, veprimet e njepasnjëshme të Qeverisë së Kosovës, i krijonin terren Vuçiqit. Dikur kemi thënë se kryeministri i Kosovës mund të bjerë në kurthën e Vuçiqit dhe kjo mund të ketë pasoj… Ne kemi kërku një hetim ndërkombëtarë për me u ditë fajtori, jo ekzekutori sepse atë e dim e kemi pa në kamerat tuaja.”- u shpreh ai./Periskopi