Selmanaj: Qeveria e shpresës u shëndrrua në makth
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ka reaguar Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, i cili provoi të arsyetojë tenderët njëburimor me çështje sigurie.
Postimi i plotë:
“Hajnat dhe hajnia” gjithmonë provohen të fshehen prapa temave nacionaliste!
Abuzime në të katër anët, në mbi 2123 tenderave dhe kontratave sekret në vlerë prej 272 milion eurove, e pa fije turpi dalin e na thonë, se nuk i bëjmë publike, sepse nuk duhet t’i dijë Rusia e Serbia.
Prokuroria a bën t’i dijë dhe t’i bashkoheni edhe ju shokut tuaj, Nagip Krasnqit?!
Hajnitë, nuk u’a amniston as Rusia dhe as Serbia, sepse do të jepni llogari para organeve të drejtësisë dhe para qytetarëve të Kosovës.
Qeveria e shpresës u shëndrrua në makth për qytetarët!