Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje e sigurimit për Ditën e Boshnjakëve

Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje e sigurimit për Ditën e Boshnjakëve

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se mbrëmë më 28 shtator është ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari  në një koncert që u mbajt me rastin e Ditës së Boshnjakëve në fshatin Gërnçarë.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i riu në fjalë u sulmua fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë.

Më tej, Balje tha se arsyeja se pse u rrah i riu është “vetëm pse donte t’u bashkohej të tjerëve që po luanin në podium”.

“Ai është sulmuar fizikisht nga një person i kompanisë që ishte përgjegjëse për sigurinë. Në ditën që festuam, u shkelën të drejtat elementare që duhet të kishte çdo njeri”.

“U bëj thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këtë rast dhe të ndëshkojnë autorët në mënyrë që i riu që përfundoi në spital për shkak të plagëve të marra dhe familjarët e tij të ndihen më të sigurt dhe raste të tilla të mos përsëriten më”.

“Askush nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për diçka të tillë, si e justifikoni dhunën fizike të disa personave ndaj një të riu?”, ka thënë Balje.

VIDEO

Shpërndaje në: