10 të arrestuar për armëmbajtje pa leje në 24 orët e fundit në Kosovë

10 të arrestuar për armëmbajtje pa leje në 24 orët e fundit në Kosovë

10 persona janë arrestuar në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit, për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.

Më poshtë gjeni rastet në fjalë.

“ Rr. Abedin Sogojeva, Fushë Kosovë/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 8 copë fishekë. I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

“Sallabajë, Podujevë / Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur një  pushkë gjuetie me 5 copë fishekë,  ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”.

“Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  14 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”.

“Grabovc, Obiliq / Pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 54 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

“Dumnicë e Poshtme, Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook,  kishte postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Bjeshkët e Belegut,  Deqan / Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një  pistoletë me 13 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”.

Bjeshka e Radushës, Istog / Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjet i  është gjetur dhe konfiskuar një  armë  me 50 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Shpërndaje në: