Në cilësinë e zyrtares së një kompanie sigurimesh përfitoi dhjetëra mijë euro- Policia jep detaje për arrestimin e një gruaje në Prishtinë

Në cilësinë e zyrtares së një kompanie sigurimesh përfitoi dhjetëra mijë euro- Policia jep detaje për arrestimin e një gruaje në Prishtinë

Një grua në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “keqpërdorim i besimit” përgjatë së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se e dyshuara në cilësinë e zyrtares së një kompanie private të sigurimit përfitoi kundërligjshëm dhjetëra mijë euro, shkruan Insajderi.

“KEQPËRDORIM I BESIMIT- Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë euro”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: