Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie

Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

Nënkryetari i LDK’së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe anipse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Ëashingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Ëashingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

Shpërndaje në: