Pas rimatjeve, pesha e drogës që u kap dje në Pejë shkon në mbi 2 ton
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se për një aksion të madh, ku u kap 1 ton drogë.
Pas zhvillimeve të punës në terren edhe sot në Pejë, nga policia dhe Prokuroria Themnelore, Klan Kosova merr vesh që sasia e kanabisit të gjetur ka arritur në më shumë se 2 ton.
Rrjedhimisht, vlera e kësaj sasie e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro.
Sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.