Nazarko jep detaje nga biseda me Grenell: Nëse kthehen në pushtet, zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit prioritet

Nazarko jep detaje nga biseda me Grenell: Nëse kthehen në pushtet, zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit prioritet

Analisti Mentor Nazarko ka treguar se çfarë i tha ish-emisari special i ShBA’ve për dialogun, Richard Grenell, në takimin që pati para disa ditësh.

Sipas shkrimit të tij, Grenell i tha Nazarkot se nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në Amerikë, atëherë gjëja e parë që do të bjënë në Ballkan është jetësimi i Marrëveshjes së Uashington, që është nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Une nuk e di nese Donald Trump do te fitoje zgjedhjet presidenciale ne Amerike. As nese Richard Grenell ne krah te tij gjate takimit me Zelenskin do te jete Sekretar i shtetit. Por di se ndersa i shpreha vleresimin tim per Marreveshjen e Uashingtonit te paqes midis Serbise dhe Kosoves, te kater vjeteve me pare per paqe, Grenell me tha para disa ditesh: gjeja e pare qe ne do te bejme ne Ballkan nese fitojme zgjedhjet, eshte jetesimi i asaj Marreveshjeje”, shkroi Nazarko në Facebook.

 

Shpërndaje në: