Abdixhiku: Duhet të vendosim a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional, apo ta dorëzojmë Kosovën tek e majta

Abdixhiku: Duhet të vendosim a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional, apo ta dorëzojmë Kosovën tek e majta

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës ka thënë se këto zgjedhje do të vendoset nëse do të “dorëzohet Kosova tej e majta” apo do ketë “kthim në rrugëtimin tradicional”.

Nga atje, Abdixhiku kritikoi pushtetin e kryeministrit Albin Kurti për prishje me aleatët dhe mungesë të zhvillimit ekonomik.

“Ne duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta e tek ata që edhe na prishin me aleatë, as nuk bëjnë zhvillimin ekonomik, edhe i largojnë njerëzit prej Kosovës edhe mbesin gjithë ditën tu u anku se çka ka ndodhur për 20 vitet e kaluara”.

Ai tha se “në politikë nuk jemi për me u anku”, por se “në politikë jemi për me dhanë zgjidhje”. “Mos me u përmend fjala luftë në Kosovë, por me u fol për të ardhme, për investime, për vende të reja të punës, për arritje të popullit shqiptar, jo për frikë, jo për luftë. E duhet të bëjmë përpjekje sot, sidomos tash për 4 muajt e ardhshëm që zani ynë i djathtë të shpërndahet gjithandej Kosovës. Që njerëzit ta kuptojnë që Kosova bashkë me aleatë, në NATO, është interes historik dhe kombëtar i këtyre njerëzve, i këtij vendi”.

Shpërndaje në: